Veteranët e UÇK-së dhe ata maqedonas "bashkohen" kundër pushtetit aktual

Maqedonia

Veteranët e UÇK-së dhe ata maqedonas "bashkohen" kundër pushtetit aktual

Më: 31 mars 2015 Në ora: 09:33

Veteranët maqedonas nga konflikti i vitit 2001, bëhen bashkë me ish ushtarët e UÇK-së, në “luftë” kundër pushtetit aktual.

Stojançe Angellov, nga organizata maqedonase Dinjiteti, ka thënë se UÇK-ja është me e moralshme dhe më e ndershme se qeveria aktuale, ndërsa ka kërkuar edhe një duel televiziv me Daim Hisenin nga shoqata e veteraneve të UÇK-së, por këtë herë për teu rreshtuar bashkë me ta kundër regjimit.

“Këtë herë nuk do të jem kundër tij! Por, këtë herë bashkë kundër këtij regjimi kriminal dhe të neveritshëm, sepse edhe UÇK-ja është më e guximshme, më e ndershme dhe më e moralshme se sa ju!!!”, shkruan Angellov.

Shoqata e Veteranëve nga Lufta e UCK-së, ka reaguar me përgjigje publike. Daim Hiseni, në Facebook ka shkruar.

“Gjithmonë të hapur për të mirën e përgjithshme. Për hir të mirëqenies dhe për një ditë me të mirë për qytetarët në Maqedoni, në e pranojmë debatin me Stojanço Angelovin dhe cilindo tjetër që shpreh dëshirë të debatojë me përfaqësues të shoqatës sonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat