CIVIL prezanton hulumtimin: Manipulimet dhe shkeljet e të drejtës së votimit

Maqedonia

CIVIL prezanton hulumtimin: Manipulimet dhe shkeljet e të drejtës së votimit

Më: 30 mars 2015 Në ora: 19:32

CIVIL – Qendra për Liri do t’i prezantojë rezultatet nga hulumtimi më i ri për manipulimet dhe shkeljet e të drejtës së votimit në Republikën e Maqedonisë më 31 mars (e martë), në GEM Klub (Çarshia e Vjetër), me fillim në ora 11.

Në këtë prezantim do të ndahen materiale për projektin dhe raporte nga vëzhgimi i proceseve të mëparshme zgjedhore në vend.

E drejta ime e votimit është projekt i CIVIL – Qendrës për Liri, i cili ka për qëllim ta forcojë vetëdijen publike, të edukojë dhe të mobilizojë resurse qytetare për mbrojtjen e të drejtës së votimit dhe të standardeve demokratike.

Projekti përfshin një sërë aktivitetesh anembanë vendit, mes të cilave është edhe formimi i ekipeve për monitorim të proceseve zgjedhore dhe gjendjen me të drejtat e njeriut.

Gjithashtu, Civili do të mbajë edhe seminare për edukimin dhe rrjetëzimin e organizatave, iniciativave qytetare dhe individëve, për t’u krijuar kushte dhe kapacitete për përfshirjen e qytetarëve/eve në aktivitetet për monitorim të proceseve zgjedhore dhe të drejtat dhe liritë e njeriut në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat