Sinani: Dilni e tregoni Ali Ahmetit dështimet e tij dhe politikës që ai përkrah

Maqedonia

Sinani: Dilni e tregoni Ali Ahmetit dështimet e tij dhe politikës që ai përkrah

Nga: Valbona Mazreku Më: 29 mars 2015 Në ora: 11:07

Publicisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoni, Arsim Sinani, i pakënaqur me zhvillimet atje, e veçmas qëndrimet e partive politike shqiptarëve karshi pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, në ditën kur në BDI po zhvillohet kongresi i kësaj partia, ftoi shqipëtarët për protestë edhe përkundër motit me shi. Sipas Sinanit, shqiptarët kamë në shumë se 1 mijë arsye për të protestuar dhe dërguar liderit të BDI-së një mesazh për atë se si ndihen ata shqiptar që nuk janë në pushtet.

“Shqiptaret sot dhe nesër do duhej te protestonin para Hotelit Holidey inn ne Shkup me heshtje dhe me çadra ne dore. Kështu do i tregonin liderit historik te BDI-se Ali Ahmeti se nuk pajtohen me:
-nëpërkëmbjen e shqiptareve ne Maqedoni;
-mos realizimin e Marrëveshjes se Ohrit;
-mos zgjidhjen e statusit të pjesëtarëve të UÇK-së;
-politizimin e punësimeve të kuadrove joprofesionale në të gjitha institucionet;
-përformancën dhe realizimin e dobët të ministrave në qeveri;
-dënimet e shqiptareve me burg të përjetshëm pa asnjë argument
-mos sistemimin e mbi 10 mijë administratorëve shqiptarë që rrinë në shtëpi;
-edhe 1000 dështime tjera që i fshehin njerëzit që qeverisin e që menaxhojnë si kuadro që unë i quaj : papërgjegjësi, pa atdhedashuri veç me ëndrrën me fitu ndonjë euro më shumë
Kështu dikur sillej PPD-ja, kështu dikur sillej PDSH-ja kështu sot sillet BDI-ja. Fatkeqësisht shqiptaret në Maqedoni nuk duan organizate joqeveritare në Qeveri të Maqedonisë siç është BDI-ja por duan një parti politike shqiptare përfaqësuese, reprezentues, me ide vizion dhe me nxjerrjen e shqiptarëve nga balta që janë aktualisht” , ka shkuar Sinani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat