Arifi, "Zyrat janë tonat, pushteti i qytetarëve"

Maqedonia

Arifi, "Zyrat janë tonat, pushteti i qytetarëve"

Më: 28 mars 2015 Në ora: 15:32

Nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherit kryetare e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi ka bërë hapjen e kongresit tematik të BDI-së që sot dhe nesër do të zhvillohet në Shkup.

Mes të tjerave, kryetarja Arifi ka theksuar se zyrat janë të tyre ndërsa pushteti i qytetarëve, ‘’Zyrat janë tonat ndërsa pushteti i qytetarëve, jemi në aleancë me qytetarët për sa i përket problemeve ekologjike në Tetovë’’, theksoi Arifi në fjalimin e saj drejtuar delegatëve të BDI-së.

“Sfidat kanë qenë me realizimin e MO-së dhe përforcimin e pozitës së shqiptarëve, jo vetëm në rregullimin e statusit të shqiptarëve por edhe stabilitetin e vendit. BDI gjithmonë duhet të jetë i vetëdijshëm për të shkruarën, por as për të harruar politikën e të ardhmes”, ka thënë Arifi. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat