LSDM: Nuk heqim dorë nga kërkesat, duam qeveri kalimtare

Maqedonia

LSDM: Nuk heqim dorë nga kërkesat, duam qeveri kalimtare

Më: 27 mars 2015 Në ora: 11:31

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë ka forcuar pozicionet e saj në raport me kërkesat për zgjidhjen e krizës politike.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Qendror, LSDM vendosi që të mos bëjë asnjë lëshim dhe të kërkojë formimin e qeverisë kalimtare, e cila do t’i hapte rrugën “realizimit të vullnetit të vërtetë të qytetarëve të Maqedonisë”.

Sipas njoftimit të LSDM-së, partia do të vazhdojë me realizimin e përcaktimit të saj për normalizimin e shtetit dhe për kthimin e lirisë dhe demokracisë në vend.

“Askush dhe asgjë nuk mund të na ndryshojë mendjen në këtë rrugë ku jemi nisur, sepse mbështetja qytetare po rritet gjithnjë e më shumë”, thekson LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat