'Ekspertët juridik', Brukseli akoma pa qëndrim konkret

Maqedonia

'Ekspertët juridik', Brukseli akoma pa qëndrim konkret

Më: 26 mars 2015 Në ora: 20:19

Brukseli akoma pa qëndrim konkret rreth dërgimit të ekspertëve juridik për procesimin e padive të ngritura nga palët, si atë për rastin Puçi nga pushteti, ashtu edhe për ato nga opozita, për përgjimet. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, edhe një herë përsëriti se kanë pranuar letrën e Prokurorit Publik të Maqedonisë, por nuk bëri të ditur nëse Brukseli do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës për ekspertizë juridike. Të hënën në Bruksel me ndërmjetësim të treshes të euro-parlamentarëve Vajgëll-Kukan-Houit, VMRO dhe LSDM do të përpiqen të tejkalojnë mosmarrëveshjet.

“Në këtë moment nuk kam diçka të re për të thënë, siç e dini ne e kemi pranuar letrën dhe ne e bëmë të qartë se çfarë presim nga IRJM-ja, dhe aktualisht nuk kam ndonjë informatë të re”, tha Maja Kocijançiq, Zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat