Shaqiri: Akuzon Ali Ahmetin për vrasjen e Harun Aliut (VIDEO)

Maqedonia

Shaqiri: Akuzon Ali Ahmetin për vrasjen e Harun Aliut (VIDEO)

Më: 6 mars 2015 Në ora: 11:48

Xhezair Shaqiri, i njoftun si komandant Hoxha, ka theksue se prejse ka ardhe n’pushtet nji parti antishqiptare në Maqedoni, kemi nji situatë mjaft të randë.
Komandant Hoxha këto komente i ka ba n’emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ në Rrokum TV.
Shaqiri ka theksue se popullit shqiptar ju kanë ba edhe shumë të keqija në kurriz të partive shqiptare.
Ai ka theksue se n’Maqedoni në menyrë klasike mafioze asht reketu qytetari, tue shtue se Gruevski po tenton me kontrollue gjithçka.
Simbas tij, prej pergjimeve të Zoran Zaev po priten me u zbulue shumë procese.
Ai ka theksue se Ali Ahmeti ka gisht në vrasjen e Harun Aliut.
Komandant Hoxha ka theksue se ai prej 2008 ka mbetë në mal në Tanushë, tue shtue se ju ka kufizue edhe liria. Ai tha se ka qene Ali Ahmeti qe ka tradhëtue, sepse ju ka besue përfaqësimi i tyne.
Shaqiri tha se asht mbush kupa dhe prej pergjimeve kanë me dalë marrina të medha si nga maqedonët ashtu edhe nga shqiptarët.
Xhezair Shaqiri mes tjerash tha se duhet pritë qe maqedonët me i sqaru hesapet mes veti e shqiptarët duhet me u ba unik, tue shtue se Maqedonia asht drejt nji eskalimi.


RROKUM ROLL - Xhezahir Shaqiri: Ali Ahmeti ka... by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat