DPA: Në Maqedoni mbretëron situatë kaotike

Maqedonia

DPA: Në Maqedoni mbretëron situatë kaotike

Më: 4 mars 2015 Në ora: 14:38

N. SHNë Maqedoni mbretëron situatë kaotike, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA, në një analizë kushtuar ngjarjeve të fundit tek ne. Analiza e kësaj agjencie që është ndër më prestigjiozet në botë, fillon me konstatimin se vendi kandidat për në BE dhe NATO, prej muajsh gjendet në një kaos të plotë.

“Frontet mes qeverisë dhe opozitës janë larguar aq sa gjithçka duket e pashpresë”, thuhet në analizën e DPA-së. Agjencia prestigjioze shkruan më tej se vendi u largua nga integrimi si pasojë e kontestit për emrin, por ndërkohë situata e brendshme politike u keqësua. “Nga njëra anë Qeveria dhe nga ana tjetër opozita e cila ka një vit që akuzon për falsifikimin e zgjedhjeve dhe bojkoton Kuvendin, shkëmbejnë njëra¬ me tjetrën akuza nga më të ashprat.

Opozita akuzon Qeverinë e Grevskit se është e korruptuar dhe e kriminalizuar. Qeveria kundërpërgjigjet se opozita ka planifikuar grusht shtet dhe se po kërkon me ndihmën e shërbimeve të huaja të shkaktojë kaos në vend.

Intelektualët besnikë ndaj qeverisë kanë organizuar këto javë tubime në gjithë vendin, ku e paraqesin liderin e opozitës Zoran Zaev një tradhtar tipik”, thuhet në këtë analizë. Më tej, agjencia ndalet të skandali i përgjimeve dhe citon Zaevin se “materialet i ka siguruar nga shërbimet e brendshme të sigurisë që janë distancuar nga Qeveria”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat