Gostivar: Arrestohet ish-shefi i Policisë nga rradhët e BDI-së

Maqedonia

Gostivar: Arrestohet ish-shefi i Policisë nga rradhët e BDI-së

Më: 2 mars 2015 Në ora: 22:57

Para pak çastesh, pjesëtarët e Policisë kanë kryer bastisje në disa lokacione në Gostivar. Mësohet se policia ka arrestuar edhe disa persona, në mesin e të cilëve edhe disa policë. Por, kjo informatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Mësojmë se aksioni nderlidhet me aksionin paraprak të quajtur “Çekan” në Gostivar. Tv2 mëson se i arrestuar është edhe ish shefi i Policisë së Gostivarit, personi me inicialet SH.D. Për më tepër do të informoheni në çastet në vazhdim.

Ish shefi i Policisë Sh.D ka qenë në detyrë për tre vite (2009-2012), edhe pse ai nuk kishte marrë mbështetjen e këshillit komunal. Ai në shumë raste ka qenë në shënjestër të kritikave nga ana e komunës së Gostivarit në kohën kur kryetar ishte Rufi Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat