PL: Gjykatë speciale për rastin e përgjimeve

Maqedonia

PL: Gjykatë speciale për rastin e përgjimeve

Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:40

Partia Liberale kërkoi nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë t’u bashkohet thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.

PL thotë se nuk mjafton deklarata e kreut të ASHAM-it Vlado Kambovskit se rasti i përgjimeve duhet të zgjidhet në kuadër të institucioneve gjyqësore.

Partia është dakord se rasti duhet të ketë epilog juridi, por i kujton kreut të ASHAM-it se për procesin e përgjimeve duhet të gjykojë një gjykatë speciale, e cila do të siguronte gjykim të drejtë, dhe jo gjykatat e tanishme.

Kjo parti thotë se ASHAM duhet të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit, me çka do të formohej një qeveri e re, e cila do t’ua kthente dinjitetin dhe shpirtin institucioneve demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat