Malevska: Ekzistojnë indikacione se qeveria po e humb legjitimitetin

Maqedonia

Malevska: Ekzistojnë indikacione se qeveria po e humb legjitimitetin

Më: 1 mars 2015 Në ora: 16:53

Profesoresha Mirjana Malevska thotë se ekzistojnë indikacione që flasin se qeveria po e humb legjitimitetin. Në një deklaratë për “Inbox7″, ajo për ta ilustruar këtë si shembull e paraqet partnerin e koalicionit qeveritar BDI-në, i cili iu drejtua faktorit ndërkombëtar për ndërmjetësim, që sipas profesoreshës, flet për mos besueshmërinë brenda partnerëve të koalicionit qeverisës.

Një indikator tjetër, sipas saj, është qëndrimi i ashpër i Pavle Trajanov ndaj politikave të qeverisë dhe sidomos refuzimi i euro përfaqësuesit të lartë Junker, për t’u takuar me kryeministrin Gruevski, pikërisht për shkak të situatës së krijuar në Maqedoni.

“Ky është edhe një indikacion se partnerët tanë evropianë të BE-së, nuk kanë besim tek qeveria. Ka më shumë indikatorë, por për mua këto mjaftojnë për të konstatuar se situata po lëviz në drejtim të humbjes së legjitimitetit”, ka thënë profesoresha Maleska për “inbox7″.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat