Sela: përkrahja e madhe na obligon të punojmë edhe më shumë!

Maqedonia

Sela: përkrahja e madhe na obligon të punojmë edhe më shumë!

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 21:40

Në prani të inicuesit për reforma në PDSH, z. Ziadin Sela, formohet nëndega e lëvizjes për reforma në PDSH në fsh. Raven. Kryetar i kësaj nëndege u zgjodh z. Refet Alili. Gjithashtu u formua kryesia, si dhe u caktuan kuvendarët dhe delegatët që do të marrin pjesë në Kongresin e PDSH-së, e cila do të mbahet me 21-22 Mars 2015.

Ziadin Sela përshëndeti anëtarët, simpatizantët dhe banorët e fsh. Raven, gjithashtu falënderoi për përkrahjen kaq të madhe që i jepet kësaj lëvizje.
Në vazhdim z. Sela foli rreth ecurisë së deritanishme të lëvizjes për reforma dhe përkrahjen që jep popullata, e cila na motivon si dhe na obligon që më tepër të punojmë deri në realizimin e aspiratave dhe kauzës shqiptare këtu në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat