Ivanov-Plevneliev: Të futemi në fazë të re bashkëpunimi

Maqedonia

Ivanov-Plevneliev: Të futemi në fazë të re bashkëpunimi

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 16:42

Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot në Sofje realizoi takime me kolegun e tij bullgar Rosen Plevneliev.

Në takim, ashtu si informoi Kabineti i kryetarit ka qenë e rishikuar gjendja aktuale e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe është biseduar edhe për proceset euro integruese, si dhe për bashkëpunimin rajonal.

Ivanov, ashtu si është theksuar, e ka riafirmuar qëndrimin e Republikës së Maqedonisë për marrëdhënie më të mira dhe bashkëpunim me të gjithë fqinjët e saj, si qëllim strategjik, përskaj euro integrimeve dhe bashkëpunimit rajonal.

“Ndonjëherë midis fqinjëve paraqiten dallime në lidhje me çështje të caktuara, por ato në asnjë mënyrë nuk duhet që të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e përgjithshme dhe bashkëpunimin. Për dallimet duhet që të qaset me respektim të dy anshëm dhe të kapërcehen me dialog”, theksoi Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat