Frçovski: Hiqni dilemat, jetojmë në diktaturë

Maqedonia

Frçovski: Hiqni dilemat, jetojmë në diktaturë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 11:50

Sulmi i opozitës se qeveria është e korruptuar ata e kthyen me sulm ndaj rendit kushtetues.

Akuzat ndaj liderit të opozitës, për ish ministrin e punëve të brendshme Lubomir Frçkovski janë zhvillim normal i diktaturës. Sipas tij, tash te askush nuk guxon që të ekzistoj dilema nëse jetojmë në diktaturë ose jo.

“Tash gjithçka erdhi në vendin e vet. Sulmi i opozitës se qeveria është e korruptuar, ata e kthyen me sulm mbi rendin kushtetues. Ajo që është në interesin e qytetarëve, publikimi i aktiviteteve korruptuese dhe kriminale të pushtetit, e paraqiten si sulm ndaj rendit kushtetues të bashkuar me personalitetin e kryeministrit. Kemi perversion të sistemit. Si mundet që dikush publikisht të flas se pushteti është i korruptuar, dhe ajo gjë të trajtohet si sulm shtetëror”, theksoi Frçkovski për Fokus.

Ai vlerëson se Gruevski po e keqpërdor pushtetin, dhe me të edhe gjyqësinë, kur publikisht i kërcënohet Zaevit me padi penale.

“Është e turpshme që Gruevski në pres konferencë të tregoj se do të përgjigjet vetëm në pyetjet e gjykatës. Ai duhet që ti përgjigjet edhe opinionit, ose nëpërmjet debatit politik të argumentoj me Zaev, dhe jo të aplikoj masa të këtilla. Për këtë arsye vlerësoj se kjo është fundi. Pres nga shoqëria ndërkombëtare që të reagoj. Ky me të vërtet është një akt brutal”, theksoi ish ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat