"Zbutet" kreu i SASHK-ut, fton Ademin në mbledhjen e Sindikatës

Maqedonia

"Zbutet" kreu i SASHK-ut, fton Ademin në mbledhjen e Sindikatës

Më: 31 janar 2015 Në ora: 11:39

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Jakim Nedelkovski i ka bërë thirrje publike ministrit të Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme të organit më të lartë vendimmarrës të SASHK-ut.

Nedelkovski i kujton ministrit se prej dy javësh në grevë janë anëtarët e Sindikatës që janë njëkohësisht edhe nëpunës të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Kreu i SASHK-ut shkruan se është shumë i sinqertë kur bën thirrjen për pjesëmarrjen në mbledhje dhe se do të gëzohej pa masë po qe se ministri do të pranonte ftesën.

“Deklarata juaj e fundit se do të vazhdoni të negocioni me SASHK-un, vetëm nëse greva pezullohet, u komentua nga shumë persona kompetentë si nga Maqedonia, ashtu dhe nga organizata ndërkombëtare, ndaj për këto arsye unë nuk do të bëj asnjë koment. Qëllimi i ftesës sime për ju është shumë i sinqertë dhe do të isha jashtëzakonisht i lumtur nëse do të pranonit të vinit në mbledhjen e Këshillit të SASHK-ut, të dielën, 1 shkurt 2015”, thuhet në thirrjen publike drejtuar ministrit Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat