Alarmohen autoritetet, toka nuk pranon më ujë, sonte reshje të reja intensive

Maqedonia

Alarmohen autoritetet, toka nuk pranon më ujë, sonte reshje të reja intensive

Më: 31 janar 2015 Në ora: 10:38

Autoritetet janë alarmuar pas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, që thonë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe sot, në orët e pasdites, me intensitet prej 30 litrash në një metër katror.

Sinoptikanët thonë se dielli gjatë paradites së sotme do të zgjasë vetëm shkurt, sepse në orët e pasdites pritet stuhi e re me erë dhe shi.

Më shumë shi pritet të bjerë në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit.

Autoritetet kanë nisur të planifikojnë masat preventive, sepse nga çfarë thonë sinoptikanët toka është ngopur me ujë dhe reshjet mund të shkaktojnë lehtësisht përmbytje në zonat e rrafshëta.

Reshjet e shiut pritet të intensifikohen në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Temperatura maksimale do të shkojë në 10 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat