Vdes presidenti bullgar që njohu Maqedoninë me emrin kushtetues

Maqedonia

Vdes presidenti bullgar që njohu Maqedoninë me emrin kushtetues

Më: 30 janar 2015 Në ora: 12:33

Presidenti i parë i Bullgarisë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Zhelju Zhelev, ka ndërruar jetë sot në moshën 79-vjeçare.

Zhelev njihet si presidenti bullgar më miqësor ndaj Maqedonisë.

Gjatë mandatit të tij presidencial, Bullgaria njohu e parë Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, më 15 janar të vitit 1992.

Zhelev u dekorua me urdhrin “8 Shtatori” nga presidenti aktual i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat