Kongresmenë amerikanë kërkojnë heqjen e vetos greke

Maqedonia

Kongresmenë amerikanë kërkojnë heqjen e vetos greke

Më: 30 janar 2015 Në ora: 11:36

Kongresmenë amerikanë, me anë të një rezolute, kërkojnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të intensifikojë përpjekjet me aleatët evropianë për të mënjanuar bllokadën greke, duke mundësuar në këtë mënyrë integrimin e Maqedonisë në NATO.

Në rezolutën e nënshkruar nga 14 kongresmenë, thuhet se tani është shansi i NATO-s të ftojë Maqedoninë që t’i bashkëngjitet Aleancës.

“Maqedonia tregoi në 20 vitet e fundit përkushtim të vazhdueshëm për t’iu bashkëngjitur NATO-s, duke përmbushur të gjitha kriteret civile dhe ushtarake. Anëtarësimi në NATO mbështetet edhe nga qytetarët e Maqedonisë. Krahas faktit se kriteret janë të përmbushura, Greqia ka vënë veto për pranimin e Maqedonisë, ndërsa qeveria e sapozgjedhur greke duket se nuk do të ndryshojë këtë qëndrim”, thuhet në rezolutë.

Kongresmenët i bëjnë thirrje Departamentin e Shtetit dhe shtetet evropiane që të punojnë me Greqinë dhe Aleancës, me qëllim që kontestet dypalëshe të mos jenë pengesë për pranimin e Maqedonisë në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat