Prezantohet sot në Shkup projekti “Luftë kundër korrupsionit”

Maqedonia

Prezantohet sot në Shkup projekti “Luftë kundër korrupsionit”

Më: 30 janar 2015 Në ora: 09:57

Në kuadër të Raportit rajonal për antikorrupsion sot në Shkup do të mbahet prezantim për “Vlerësim të korrupsionit dhe antikorrupsionit në Evropën Juglindore”, i përgatitur nga iniciativa SELDI (Lidership për zhvillim dhe integritet në EJL), anëtare e së cilës është edhe Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN).

Raporti është pjesë e projektit Platformë rajonale për luftë kundër korrupsionit, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe pjesë e Programit të USAID-it për luftë kundër korrupsionit.

Në ngjarjen promovuese është paraparë që të kenë fjalime ushtruesi i detyrës Ambasador i SHBA-së Bart Patni dhe Martin Klauke udhëheqës për bashkëpunim në delegacionin e Bashkimit Evropian.

Daniella Mineva, hulumtuese në Qendrën për studim të dmeokracisë nga Bullgaria do ta prezantojë Raportin për vlerësim të korrupsionit në Maqedonisë, ndërsa Munir Podumlak, drejtor ekzekutiv i Partneritetit për zhvillim shoqërore nga Kroacia do të flasë për përvojat e Kroacisë në luftën kundër korrupsionit.

Projekti Platformë rajonale për antikorrupsion është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa e realizon Qendra për studim të demokracisë nga Bullgaria dhe partnerët e saj.

Qëllimi është që të vendoset dialog me miratuesit e vendimeve në nivel rajonal dhe kombëtar, si dhe të rritet transparenca, legjimiteti dhe siguria e organizatave të shoqërisë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat