Kryetari i RDK-së Memedi takoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup

Maqedonia

Kryetari i RDK-së Memedi takoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup

Më: 29 janar 2015 Në ora: 12:41

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi takoi përfaqësues të lartë të OSBE në Shkup këshilltarin politik Seamus Taggart, si dhe zëvendës ambasadoren Marianne Berecz. Në një bisedë mjaft përmbajtësore dhe iluminuese Kryetari Memedi njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup rreth ndryshimeve të fundit në strukturën partiake të RDK-së, kontinuitetit programor dhe shumë çështje me rëndësi jetike për sigurinë në vend, si dhe hapat që duhet ndërmarrë për të evituar problemet e njëpasnjëshme që paraqiten në vend.

Kryetari Memedi njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup se ideja e kahmotshme e RDK-së rreth qeverisë teknike tanimë është shndërruar pjesë e vokabularit të përditshëm jo vetëm të politikanëve në vend, por edhe të diplomatëve të huaj. Ky pushtet, theksoi Memedi, ka akumuluar shumë probleme gjatë qeverisjes së tyre dhe është çështje kohe kur do të eksplodoj ky akumulim i problemeve. Për këtë arsye është shumë emergjente që të formohet një qeveri teknike që do të marri përgjegjësi gjithpërfshirrëse të sfidimit me gjith këto probleme që janë akumuluar për një periudhë të gjatë kohore. Ky pushtet nuk ka kapacitet të asnjë natyre të ballafaqohet me këto sfida mjaft komplekse që kanë kapluar shoqërinë tonë.

Në të njëjtën kohë, kjo qeveri teknike do të ketë për obligim të zgjidh çështjen e emrit me Greqinë, si pengesë e madhe për rrugëtimin e vendit drejt strukturave euroatlantike, dhe organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, diçka që i ka munguar këtij shteti prej pavarsimit të saj e deri më sot. Në të kundërtën, theksoi Memedi, vendit i kanoset një boshatisje e madhe me largimin e të rinjëve nga vatrat shekullore me tendencë që kurrë të mos kthehen këtu.

Kryetari Memedi njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup se kjo tendencë e ikjeve masive të njerëzve nga vatrat shekullore ka shkaktuar edhe problem me organizimin e regjistrimit të popullsisë që dështoi para dy vitesh, që tani më u bënë gati 13 vite ku ne nuk dijmë çka jemi dhe sa jemi. Ky sistem dinamik shkakton problem tjetër zinxhiror në organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike sepse numri i votuesve gati përputhet me numrin total të popullsisë, diçka që përbënë edhe rekord të Genisit. Si pasojë e gjith kësaj, gjendja e sigurisë në vend çdo ditë përkeqësohet dhe jo rastësisht kohëve të fundit diplomat të huaj në vend kanë filluar të flasin për kujdesin ndaj marrëdhënieve ndëretnike në vend si një parakusht i stabilitetit të vendit. Kryetari Memedi kërkoi nga përfaqësuesit e OSBE angazhim më të madh në këtë drejtim, sepse akumulumimi i gjith këtyre problemeve shumë shpejtë do të sjellin në një katarzë ku do to jetë vonë të parandalohet diçka.

Përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup theksuan se janë të angazhuar fuqishëm në obzervimin dhe raportimin rreth sigurisë në vend dhe se janë në kontakt me të gjith institucionet gjegjëse për t’u kujdesur sëbashku rreth sigurisë në vend dhe rajon. Përfaqësuesit e OSBE theksuan se shumë shpejt do të vizitojn kryesinë e lartë partiake të RDK-së në selinë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat