VMRO-DPMNE: LSDM nuk ka kredibilitet të flas për interesa shtetërore

Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM nuk ka kredibilitet të flas për interesa shtetërore

Më: 28 janar 2015 Në ora: 22:24

Ndaj reagimeve të LSDM-së, për humbjen e të drejtës së votës në OKB, reagoi menjëherë VMRO-DPMNE.

“LSDM dhe anëtari i Komisionit për punë të jashtme të LSDM, Viktor Gaber nuk kanë kredibilitet të flasin për interesa shtetërore”, thuhet ndërmjet tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

“ Ata e futën shtetin tonë në luftë për ruajtjen e identitetit të saj dhe punuan në të kundërt të interesave shtetërore. Përkujtojmë se në vitin 1995 Viktor Gaber nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim me Korenë e Veriut. Duke iu falënderuar aktiviteteve diplomatike të Qeverisë së LSDM-së në vitet e 90-ta u ndryshua emri i shtetit tonë dhe stema, dhe Maqedoninë e shndërruan në gjysmë subjekt në skenën ndërkombëtare”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat