Nuland: Zgjidhja e kontestit për emrin do të jetë mirë edhe për Greqinë

Maqedonia

Nuland: Zgjidhja e kontestit për emrin do të jetë mirë edhe për Greqinë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 18:56

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, e obliguar për Evropë, Viktoria Nuland, deklaroi se zgjidhja e kontestit për emrin do të jetë mir edhe për Greqinë. Duke folur për problemet në marrëdhëniet trans-atlantike, Nuland tha se SHBA-ja do të bashkëpunojë edhe me Qeverinë e re greke, të udhëhequr nga koalicioni ultra i majtë SYRIZA, por shtoi se kontesti për emrin zgjat tepër gjatë dhe urgjentisht duhet të gjendet zgjidhje, me të cilën Maqedonia do të mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

"Shpresojmë se do të mund të kthehemi në diskutimin me Qeverinë greke dhe të tentojmë ta zgjidhim kontestin shumëvjeçar, për të cilin shkak Maqedonia është e pamundur të pranohet në BE dhe në NATO. Vazhdojmë të shpresojmë se do të vijë deri në një zgjidhje e mirë, pasi tejkalimi i këltij hendeku për anëtarësim nuk është vetëm në interes të vet Greqisë. Shpresojmë edhe me ta të kemi diskutim", tha Nuland në fjalimin e saj në institutin Brukings në Uashington. që e transmeton Radio televizioni i Maqedonisë.

Stabiliteti i Ballkanit varet nga vazhdimi i politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe të BE-së, shtoi Nuland në fjalimin ku dominoi kriza në Ukrainë. Nuland paralajmëroi edhe masa konkrete që t'i ndihmohet Ballkanit ta zvogëlojë varshmërinë nga gazi rus, të dërguar përmes Ukrainës. Për këtë qëllim, Nuland tha se SHBA-ja e përkrah ndërtimin e lidhjes inter-konektuese mes Bullgarisë dhe Greqisë me çka Bullgaria do të mund të furnizohet me gaz të importuar përmes instalacionit në Athinë për pranim të LNG tankerëve, si dhe planin që të ndërtohet edhe një instalacioni tillë në ishullin kroat Kërk.

Në zgjidhjen e çështjeve të hapura ballkanike, Nuland po ashtu kërkoi që viti 2015 të jetë vit i përparimit në kërkesën e zgjidhjes për statusin e Qipros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat