Anketa që kërkon t'i bëjë shqiptarët armiq me maqedonasit e VMRO-së

Maqedonia

Anketa që kërkon t'i bëjë shqiptarët armiq me maqedonasit e VMRO-së

Më: 27 janar 2015 Në ora: 11:28

Një hulumtim i Qendrës Maqedonase për Arsim Evropian bën një ndarje mes maqedonasve të VMRO-DPMNE-së dhe atyre të LSDM-së, duke dhënë rezultate të ndryshme për sa i përket qëndrimit për integrimin e vendit.

Sipas anketës, qytetarët simpatizantë të LSDM-së kanë qëndrime më të përafërta me shqiptarët sesa qytetarët maqedonas që parapëlqejnë VMRO-DPMNE, njofton "Zhunrnal".

Kjo tendencë përcillet në të gjitha pyetjet e anketës.

Rezultatet tregojnë se mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptare vlerësojnë se integrimi në BE është gjë e mirë, ndërkohë që mesatarja e dy kampeve maqedonase është 54 për qind.

Te kampi i LSDM-së, janë rreth 68 për qind e maqedonasve që mendojnë si shqiptarët, ndërsa te ai i VMRO-së kjo përqindje është 53.

E njëjta gjë ndodh edhe te pyetja nëse BE është alternativa më e mirë për vendin dhe nëse duhet kërkuar një tjetër model jashtë BE-së.

Shqiptarët thonë në masën 75 për qind se BE është alternativa më e mirë dhe 21 për qind se duhet kërkuar një model jashtë BE-së, ndërkohë që te maqedonasit e LSDM-së, 60 për qind mendojnë se nuk ka alternativë më të mirë se BE dhe 30 për qind se duhet kërkuar një tjetër model.

Por nga ana tjetër, këto shifra ndryshojnë te maqedonasit e VMRO-DPMNE-së. Janë vetëm 36 për qind e maqedonasve të kësaj partie që vlerësojnë se BE nuk ka alternativë dhe madje 56 për qind kërkojnë një tjetër model jashtë BE-së për Maqedoninë.

Vetë kryetari i organizatës që kreu hulumtimin konstaton dallimin e thellë në qëndrime mes shqiptarëve dhe simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së.

“Te të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me BE-në, dallimi më i madh është ai mes simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së dhe shqiptarëve”, thotë Lupço Popovski, kryetar i Qendrës Maqedonase për Arsim Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat