Vranishkovski mbetet në burg, vonon mbërritja e ankesës

Maqedonia

Vranishkovski mbetet në burg, vonon mbërritja e ankesës

Më: 27 janar 2015 Në ora: 10:52

Gjykata e Apelit thotë se nuk ka pranuar ankesën për vendimin që liron nga burgu peshkopin Jovan Vranishkovski, ndërkohë që Gjykata Themelore pohon të kundërtën.

Vranishkovski vazhdon të qëndrojë në burg, edhe pse Gjykata Themelore vendosi ta lirojë, me arsyetimin se ka vuajtur gjysmën e dënimit me burg.

Por vetëm pak orë para se të lirohet, Prokuroria vendosi të parashtrojë ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore Shkup 1, duke anuluar lirimin.

Dhe ndërkohë që Apeli thotë se nuk ka pranuar ankesën, gjykata e shkallës së parë pretendon ta ketë nisur atë në adresë të saj.

“Pasi ta marrim lëndën, fillimisht do t’ia dorëzojmë Prokurorisë së Lartë, e cila duhet të prononcohet për ankesën. Pasi të kthehet, në seancën e radhës të Këshillit Penal do të shqyrtohet edhe kjo lëndë”, tha gjykatësi Safet Kadriu për Telegraf.mk

Ai tha se nuk ka afat për shqyrtimin e ankesës, duke lënë të kuptohet se vendimi i Apelit mund të vonojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat