Rrugët të lagështa, rekomandohet vozitje e kujdesshme

Maqedonia

Rrugët të lagështa, rekomandohet vozitje e kujdesshme

Më: 27 janar 2015 Në ora: 08:56

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të obëta të borës vërehen në Stracin, Kriva Pallankë, Dellçvë, Tetovë, Kodër të Diellit, Gostivar, Strazhë, Mavrovë, Makedonski Brod, Pletvar, Shtip, Saramzalinë, Pavleshenci, Koçan, Strumicë, Veles, Kullë dhe Smojmirovë, por nuk paraqesin problem për zhvillim normal të komunikacionit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ak pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Vëmendje e posaçme nevojitet në akset që kalojnë nëpër gryka malesh, posaçërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Dmeir Kapi - Udovë, ku është e mundur paraqitja e dukurisë së shmebjeve.

Dëmi në urën në aksin rrugor Radovish - Shtip është snauar dhe komunikacioni po zhvillohet pandërprerë, nëpër një korsi. Komunikacioni në aksin rrugor Demir Kapi drejt fshatit Koreshnicë është normalizuar. Ndalesa për qarkullim, për shkak të rrëshqitjve, në rrugën Kiselicë - Zlletovë në komunën probishtim ende mbetet në fuqi.

Në rrugën rajonale R2232 në Gllobicë, mu afër fshatit Ratavci - probishtip, komunikacioni ende është i ndërprerë.

Për shkak të ujrëave të ardhura nga lumi Kriva Llakavica janë ndërprerë edhe akset rrugore drejt fshatrave Stepanci dhe Suvo Gërllo.

Komunikacioni në aksin rrugor R1401, unaza Marvinci - Gjevgjeli është ndërprerë për shkak të daljes së lumit Vardar.

LAMM përkujton edhe se është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese mbi 7,5 tonë dhe autobusëve, në drejtimin rrugor R2136 Rzhaniçinë - Konjare e Ulët, për shkak të dëmtimit të shtyllës së mesme të urës së lumit Pçinja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat