Hetim mbi veprën vandale ndaj veturave të DAP

Maqedonia

Hetim mbi veprën vandale ndaj veturave të DAP

Më: 26 janar 2015 Në ora: 20:31

Drejtoria e të ardhurave publike nuk do të bie pre e vandalizmave dhe në periudhën e ardhshme do t`i shtoj kontrollet në rajonin nën kompetencë të Drejtorisë së Manastirit.

Gomat e shpuara të veturave zyrtare japin vetëm hapësirë për dyshime më të mëdha në vendin konkret, komunën dhe rajonin konkret, ku punohet po nuk paguhen tatime.

Nga policia e Manastirit përveç që kanë hapur një hetim për veturat e dëmtuara të DAP, nuk japin detaje shtesë në interes të hetimit. Njeriu i parë i DAP, në Manastir, dje shprehu dyshime se motivet dhe kryerësit duhet të kërkohen midis qytetarëve të pakënaqur nga kontrollet e tatimuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat