Tre komisione kuvendore sot mbajnë mbledhje

Maqedonia

Tre komisione kuvendore sot mbajnë mbledhje

Më: 26 janar 2015 Në ora: 09:37

Në Kuvendin e Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale dhe për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për procedurë tatimore, Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për Fondin për sigurim të depoziteve, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bankat dhe Ligjit për letrat me vlerë, të gjithë në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për punë dhe politikë sociale do të diskutojnë rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve në lexim të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat