Todorov me vizitat e natës bënë cirk, mjeku kujdestar me Ligj mund të pushon

Maqedonia

Todorov me vizitat e natës bënë cirk, mjeku kujdestar me Ligj mund të pushon

Më: 25 janar 2015 Në ora: 21:59

Vizita e ministrit të shëndetësisë,Nikolla Todorov pas mesnate në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë komentohet ndryshe në rrjetin social të Facebook-ut.

“Cirk dhe defokusim i opinionit nga problemet reale në shëndetësi. Është qesharake që një ministër të meret me punë të vogla që duhet t’i kryej ndonjë ispektor i ispektoratit sanitar ”-shkruan në njërin nga komentet.

Mirëpo mjekët thonë se mjeku kujdestar ka të drejtë me Ligj që të pushon dhe të flen.

Kirurgu me famë në Maqedoni, Jota Gjorgji në një koment të tij vizitën e ministrit e përshkruan me këto fjalë: “A premtoi 7 herë se do t’a renovojë ambulancën e shembur kirurgjike në Spitalin e Kumanovës. Me Ligjin për marrdhënie pune, parashihet që mjeku që kujdestaron 24 orë të ketë dhomë për pushim dhe pushimi për mjekun është punë e zakontë, mirpo për një popull naiv sic është populli ynë, ky cirk i mesnatës do të interpretohet se si mjekët ikin dhe nuk e duan punën”-shkruan, kirurgu Jota.

Ndryshe shumica e mjekëve në Maqedoni janë të dëshpruar për shkak se rroga mujore e një specialisti është diku 500 euro në muaj.

Për tu bër një specialist i mirë duhet minimum 16 vite mësim dhe punë në mjekësi duke lënë anash të gjithë angazhimet tjera të jetës.

Dhe në fund një mjek në Maqedoni krahasohet me rrogën e një punonjësi në administratë që nuk ka kurrfar përgjegjësie.

Të dhënat e fundit, jozyrtarishë flasin se më shumë se 400 mjekë kanë ikur nga Maqedonia për në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat