Prolongohet pa arsye Kuvendi i BDI-së në Strugë

Maqedonia

Prolongohet pa arsye Kuvendi i BDI-së në Strugë

Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:02

Kuvendi i Bashkimi Demokratik për Integrim dega në Strugë, i paralajmëruar për ditën e sotme, është prolonguar me arsyen se është aksidentuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Edhe pse gjithçka ishte gati që kuvendi t`i nis punimet i njëjti u prolongua nga pamundësia e liderit të BDI-së për të qenë prezent në kuvend.

Si në aspektin procedural, po ashtu edhe në aspektin teknik, gjithçka është gati për të nisur punimet Kuvendi i BDI-së dega në Strugë, qysh prej ditës së sotme.

Sipas burimeve brenda partiake, për zhurnal.mk kuvendi në fjalë, nuk duhej prolonguar, edhe pse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka pasur një aksident trafiku ku ka pësuar disa lëndime të lehta.

Të njëjtat burime pohojnë se termini i ri do të caktohet në bashkëpunim me udhëheqësinë qendrore të BDI-së, ndërsa i njëjti do të realizohet javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat