Studentët "Për Dinjitet" nga Tetova u bashkohen protestave në Shkup

Maqedonia

Studentët "Për Dinjitet" nga Tetova u bashkohen protestave në Shkup

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 23:14

Unioni i studentëve "Për Dinjitet" ka paralajmëruar se nesër do i organizojë studentët e dy universiteteve nga qyteti i Tetovës për të protestuar kundër testimit ekstern në protestën e nesërme në Shkup. "Nesër ne studentët e Tetovës do u bashkohemi protestave në Shkup dhe do protestojmë për dinjitetin tonë. Do protestojmë kundër vendimit të ministrit të arsimit për të treguar se ne jemi për dinjitet dhe nuk jemi kafshë eksperimentale që qeveria të bëjë eksperimente dhe testime të dështuara" u shpreh Besim Demiri njèri ndër udhëheqësit e kësaj nisme. Nisja e autobusave do të bëhet në ora 12.30 përpara objektit të ri të USHT-së.

Gezim Qahili nga kjo levizje deklaroi: Studentet e Tetoves nuk duhet te heshtin. Ata duhet te jene te paret qe duhet te reagojne per arsye se ky testim me se shumti do i demtoje keto dy universitete. NE i kemi organizuar studentet nga dy universitetet dhe u bejme thirrje edhe studenteve tjere qe te dalin dhe te mbrojne dinjitetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat