VMRO-PP: VMRO-DPMNE shkeli parimet demokristiane

Maqedonia

VMRO-PP: VMRO-DPMNE shkeli parimet demokristiane

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 15:27

VMRO-Popullore thotë se VMRO-DPMNE ka shkelur parimet demokristiane, duke mbajtur mbledhjen e Qeverisë në një ditë pushimi për të krishterët.

Në deklaratën me shkrim, VMRO-PP vlerëson se VMRO-DPMNE ka shkelur po ato parime demokristiane, të cilat ajo i promovon në programin e saj politik.

Për VMRO-PP është e palejueshme që mbledhja e Qeverisë të mbahet të dielave, për shkak se, kjo ditë është e paraparë si ditë pushimi për të krishterët.

“Habit fakti që kjo seancë maratonike mbahej në të dielën, kur dihet se në të gjitha fetë ka një ditë të paraparë për pushim dhe për përkushtim ndaj Zotit. Në fenë islame kjo është e premtja, në atë hebraike është e shtuna, kurse në atë ortodokse është mëkat të punohet të dielave, sepse kjo ditë simbolin gëzimin e Ringjalljes së Krishtit, ndaj dhe është e paraparë për pushim dhe për vizitë në tempujt fetarë”, thuhet në deklaratën e VMRO-PP./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat