Ohër takim ekspertësh të policisë shqiptare dhe maqedonase

Maqedonia

Ohër takim ekspertësh të policisë shqiptare dhe maqedonase

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 19:37

Ekspertë të policisë shqiptare dhe asaj maqedonase janë mbledhur në Ohër për të diskutua per bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar.
Drejtori i policisë shqiptare Artan Didi theksoi se takimi do të jetë mundësi që ekspertët policorë të njihen më mirë midis tyre, e gjithë kjo në drejtim të koordinimit më të mirë në aktivitetet e ardhshme operative. Ekipet e ekspertëve të udhëhequr nga drejtori i policisë së Shqipërisë, Artan Didi dhe drejtori i sigurisë publike të Maqedonisë, Mitko Çavkov kanë për qëllim të shqyrtojnë dhe të përcaktojnë prioritetet e përbashkëta në të ardhmen, të vendosin ekipe të përbashkëta operative të cilat do të jenë të detyruara të bashkëpunojnë dhe të këmbejnë informacione, me qëllim hapjen e hetimeve të përbashkëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat