Demiri: PDSH po i lan borxhin Sasho Mijalkovit

Maqedonia

Demiri: PDSH po i lan borxhin Sasho Mijalkovit

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 15:23

Raporti i PDSH-së me presidentin Gjorge Ivanov, nuk është raport real politik, por larje borxhi e kreut të PDSH-së Menduh Thaçi ndaj shefit të Shërbimeve Sekrete, Sasho Mijalkov.

Kështu thotë analisti politik Alajdin Demiri, në një deklaratë për “Zhurnal”, në lidhje me pjesëmarrjen e sotme të PDSH-së në Kuvend, gjatë fjalimit të presidentit Ivanov.

“Ky është një raport i dirigjuar, një raport sidomos i kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, për ta larë borxhin që ka kjo parti te Sasho Mijalkovi, e assesi nuk është raport real politik”, thotë Demiri.

Ai mendon se bashkëpunimi mes PDSH-së dhe presidentit ka lindur gjatë zgjedhjeve.

“PDSH-ja u përcaktua njëherë për bojkot të zgjedhjeve dhe dy ditë më vonë, pasi udhëheqësia e kësaj partie u takua me Mijallkovin, ndërroi mendje dhe nxori kandidatin e vet që në mënyrë indirekte përkrahu Ivanovin”, tha Demiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat