"Fabrika" e pasaportave, MPB: "Fokus" të bëjë denoncimin

Maqedonia

"Fabrika" e pasaportave, MPB: "Fokus" të bëjë denoncimin

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:31

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pranuar të deklarohet në lidhje me shkrimet e javores “Fokus” përpara se kjo e fundit të bëjë denoncimin në polici.

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski tha për NOVA se materialet që ka publikuar javorja mund të jenë edhe konstruksione me porosi partiake.

“Pranë MPB-së nuk ka asnjë kallëzim nga ‘Fokus’. Nuk e di për çfarë xhirimesh bëhet fjalë, por ato mund të jenë paushalle, ose të jenë konstruktuara me porosi partiake. Nuk mund të them asgjë derisa nuk pranojmë denoncimin. Nga ajo që di, mund të them se Maqedonia ka një nga sistemet më të sofistikuara për lëshimin e dokumenteve personale”, tha Kotevski.

Zëdhënësi paralajmëroi javoren “Fokus” se është e obliguar t’ia dorëzojë dokumentet MPB-së, sepse në të kundërt do të konsiderohej si bashkëpjesëmarrëse në krimin e pretenduar.

Ndërkohë, gjatë ditës, “Fokus” njoftoi se materialin video dhe fotografitë i ka depozituar pranë Prokurorisë Publike, për ç’gjë thonë se kanë marrë edhe konfirmimin zyrtar. /zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat