Jashari: Si kudo në botë, korrupsion ka edhe në Maqedoni

Maqedonia

Jashari: Si kudo në botë, korrupsion ka edhe në Maqedoni

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 15:55

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari thotë se korrupsion ka edhe në Maqedoni ashtu siç ka edhe në vendet e tjera të notës.

Jashari u zotua se do ta shfrytëzojë pozitën e tij të ministrit të drejtësisë për ndryshimin dhe harmonizimin e ligjeve me Konventën e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit, nënshkruese e së cilës është edhe Maqedonia.

Kjo konventë dhe implementimi i rekomandimeve të saj, ishte temë diskutimi e shumë përfaqësuesve të lartë shtetëror vendor dhe të huaj, si dhe përfaqësues misionesh të ndryshme të huaja.

“Ky fenomen shkatërrues për shoqërinë dhe shtetin i cili nuk është i pranishëm vetëm në Maqedoni, por edhe në shtete e tjera, nuk them se nuk ekziston, si i tillë. Ai ekziston në çdo shtet, sikurse edhe në Maqedoni. Por unë si ministër duhet të bëjë punën time. Të ndryshojë ligjet, të reformojë ligjet, jo vetëm me konventa por edhe me standarde bashkëkohore në këtë sferë”, tha Jashari, njofton Alsat.

Kryetari i Komisionit për Parandalimin nuk dha ndonjë shifër për sa i përket nivelit të korrupsionit në vend, por theksoi nevojën e bashkëpunimit global dhe rajonal mes shteteve për parandalimin e këtij fenomeni./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat