17-vjeçari ther me thikë tre nxënës në Gostivar

Maqedonia

17-vjeçari ther me thikë tre nxënës në Gostivar

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 17:23

Në një zënkë banale, një nxënës i shkollës së mesme, 17-vjeçar, me thikë ka sulmuar tre nxënës të tjerë në Shkollën e Mesme Komunale Teknike – Gostivar dhe i ka goditur, duke i shkaktuar prerje.
Sipas SPB Tetovë, prishja e rendit publik është denoncuar dje rreth orës 13, në oborrin e shkollës. Sipas informacioneve fillestare, një nxënës i shkollës së mesme nga Gostivari ka filluar zënkë me një nxënëse nga Vrapçishti. Me qëllim që ta mbrojnë nxënësen, tre nxënës në moshën prej 15, 16 dhe 18 vjet nga Vrapçishti janë përzier ne zënkë.
Shtatëmbëdhjetëvjeçari nga Gostivari, fillimisht i kishte fyer, pas çka ka nxjerrë thikën dhe u ka shkaktuar prerje. Të tre nxënësit e lënduar nga Vrapçishta, janë transferur në spitalin e Gostivarit, u është dhënë ndihmë dhe janë lëshuar në trajtim shtëpiak.
Nxënësi 17-të vjeçar është arrestuar, është biseduar me të, është gjetur edhe thika, të cilën ndërkohë e ka hedhur kur është larguar nga vendi. Nga SPB Tetovë paralajmërojnë se pas zbardhjes së tërësishme të rastiti do të parashtrohet padi përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat