Komandant Hoxha: Alma Lama, zonja e paturpshme

Maqedonia

Komandant Hoxha: Alma Lama, zonja e paturpshme

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 16:19

Ja se cfarë shkruan në facebook ish komandant Hoxha:

Alma Lama nëse Gold Ag qenka i ndikuar nga vehabizmi dhe sipas jush nuk qenka shqiptar a e keni pyetur ju veten se cka keni bërë ju për këtë popull të shumë vuajtur nga sulmet pansllave, serbo-greko-maqedone. Përveç që merreni me përfitime të majme nga ky popull a keni dalur ndonjëherë kundër politikës shtypëse serbe në Luginën e Preshevës apo kundër politikës diskriminuese maqedonase apo kundër politikës Greke. Për cdo javë shofim nëpër media se si grekët asimilojnë shqiptarët ortodoks.

Pse ju zonja Lama nuk ngritni zërin për shqiptarët e asimiluar në Serbi që ende edhe në ditët e sodit quhen “arnautska mahalla”, në Prokuplje, Kurshumlij, Nish... Jeni bërë e palodhshme dhe banale me deklaratat tuaja kundër ndjenjave fetare të shqiptarëve mysliman. Arrini deri aty sa thoni se shamia është traditë arabe. Po ju zonja e paturpshme cka do të deklaroni për shaminë e Nënës Terezë. Ju zonjë mund të jeni edhe e lirë dhe mund t’i vizitoni manastiret serbe dhe bëni selfie sa të doni, se ju merrni rroga edhe nga shërbimet anti shqiptare për t’a sulmuar një pjesë të shqiptarëve që më së shumti iu kanë rezistuar asimilimeve pansllave, e ata janë shqiptarët me përkatësi islame. Por, kot e keni ju zonjë dhe ata që ju paguajnë, se Islami nuk shuhet te shqiptarët, ne kemi kuptuar që Islami është mburojë kundër gjithë të këqijave në këtë botë./Lajm-Maqedoni/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat