Ligji që dëmton "të papunët" dhe avantazhon funksionarët

Maqedonia

Ligji që dëmton "të papunët" dhe avantazhon funksionarët

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 23:58

Një ligj që është votuar tashmë nga Kuvendi dhe që do të hyjë në fuqi më 1 janar, do të dëmtojë personat që punojnë me honorar.

Ligji ngarkon punëtorët e angazhuar me honorar që, përveç tatimit mbi të ardhura prej 10 për qind, të paguajnë edhe sigurimin pensional dhe atë shëndetësor.

Sipas disa përllogaritjeve, del se shuma në total që “honoraristët” do të duhet të ndajnë nga të ardhurat e tyre, për tatimin dhe sigurimet, do të shkojë në 35 për qind.

Kjo dispozitë vlen për ata persona, honorarët e të cilëve tejkalojnë nivelin e rrogës mesatare prej 9.500 denarësh.

Por ligji i tillë ka dhe karakter preferencial, sepse do të përjashtojë nga kjo dispozitë sportistët e njohur, funksionarët, si dhe gjykatësit.

Ligji është miratuar me procedurë të shkurtuar dhe është shpallur në Gazetën Zyrtare.

Qëllimi i ligjit është të evidentojë të gjithë personat që angazhohen në punë, për të pasqyruar realisht numrin e të papunëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat