Liria e mediave do të determinojë rekomandimin e ardhshëm të KE-së për Maqedoninë

Maqedonia

Liria e mediave do të determinojë rekomandimin e ardhshëm të KE-së për Maqedoninë

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 20:13

Në një intervistë për "Lajm", zëdhënësi i PE-së, Peter Stano tha se “Në rastin e Maqedonisë, liria e shprehjes është një prej fushave ku zhvillim i mëtutjeshëm do të përcaktoj qëndrueshmërinë e reko- mandimit për të filluar negociatat”.

I pyetur se liria e mediave po shndërrohet në një kancer për shoqërinë e Maqedonisë, sepse vazhdimisht po shënohet regres. A besoni se në afat sa më të shpejtë qeveria do ta përmirësojë gjendjen e rëndë në këtë lëmi?

Stano -"Këtë vit ne kemi përmendur se situata mbi lirinë e mediave ka vazhduar të përkeqësohet. Liria e shprehjes dhe liria e mediave janë ndër vlerat kyçe evropiane dhe pa e përmirësuar situatën në këtë lëmi në përputhje me standardet evropiane, asnjë shtet nuk mund të presë të ecë përpara në rrugën e saj Evropiane. Strategjia e tashme për zgjerim fillimisht i nxjerr në pah parimet fundamentale, që janë sundimi i ligjit, gjyqësor i pavarur, si dhe liri dhe të drejta tjera fundamentale. Progresi në këta fusha do të determinojë gjithashtu progres në fusha tjera në momentin kur do të hapen negociatat për shtetin kandidat. Në rastin e Maqe- donisë, liria e shprehjes është një prej fushave ku zhvillim i mëtutjeshëm do të përcaktoj qëndrueshmërinë e rekomandimit për të filluar negociatat", u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat