BE: Strategjia Adriatik-Jon, me të gjitha vendet përveç Maqedonisë dhe Kosovës

Maqedonia

BE: Strategjia Adriatik-Jon, me të gjitha vendet përveç Maqedonisë dhe Kosovës

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 23:26

- Eurokomesari për politikë rajonale, Johanes Han, së bashku me komesarin për çështje detare dhe peshkim, Marija Damanaki e përshëndetën "dritën e gjelbërt" të cilën sot ia dhanë liderët evropianë në Samitin e Këshillit Evropian makro-strategjisë së re të Bashkimit Evropian për rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR). Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, kjo makro strategji u propozua në qershor të vitit të kaluar nga ana e Komsionit.

Edhe krahas insistimit të Republikës së Maqedonisë, si dhe Kosovës, por edhe një pjese të vendeve që janë pjesë nga kjo strategji, për shkak të bllokimeve të Greqisë dhe Serbisë, Strategjia Adriatik-Jon për infrastrukturë dhe për segmentet e tjera do t'i lidhë Kroacinë, Greqinë, Italinë dhe Slloveninë nga Unioni, me Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë të cilat janë vende-aspirante për anëtarsim në BE.

Edhe pse nuk del as në Detin Adriatik, as në Detin Jon, Serbia është e kyçur në këtë strategji sepse ka qenë pjesë kur para 10 viteve është ngritur si iniciativë, kur ishte në shtet të përbashkët me Malin e Zi. Megjithatë, për shkak të bllokimeve greke, por edhe kundërshtimit të serbëve, komesari Han, nuk arriti t'i kyçë Maqedoninë dhe Kosovën në këtë strategji, që do të thoshte lidhje e tërësishme e vendeve nga Ballkani Perëndimor me Bashkimi Evropian, ndërsa në llogari të Brukselit.

"Suksesi i rajonit Adriatik-Jon do të kontribuojë drejt presporitetit dhe sigurisë të Evropës si tërësi", tha komesari Han. Eurokomisarja greke Damanaki, megjithatë e përshëndeti strategjinë e re si "plan për iniciativat e ardhshme në derdhjen detare".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat