Kim Mehmeti: Evropa shpërbleu `kriminelët`

Maqedonia

Kim Mehmeti: Evropa shpërbleu `kriminelët`

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 20:23

Sipas Kim Mehmetit, publicistit të njohur shqiptar nga Maqedonia përderisa nuk rritesh e nuk bëhesh luan, përderisa nuk i bashkon forcat brenda vëllazërisë tënde, mos pritë të të respektojnë hienat!
Lexojeni të plotë postimin e Mehmetit në Facebook:
Në emër të popullit serb u bënë krime nga më shtazaraket në Ballkan. Barku i tokës serbe ende është përplot me kufoma të shqiptarëve të pafajshëm.
Por Serbia sot zhvillon bisedime për anëtarësim në BE, ndërkaq viktimave të saja – kosovarëve e boshnjakëve – u pamundësohet lëvizja e lire nëpër kontinentin ku jetojnë.
Andaj, mos vallë ne pritëm që Evropa ta ndëshkojë Serbinë shkaku i ‘kalamajve’ që dhunojnë futbollistët shqiptarë dhe hapur shpalosin amanetin e të parëve të tyre – shfarosjen e shqiptarëve!?
Por megjithatë, ne le të vazhdojmë të garojmë me të gjithë, në të gjitha disiplinat sportive, por jo edhe në ‘disiplinën” e racizmit dhe urrejtjes ndaj të tjerëve, ku mbase serbet edhe gjatë kohë do mbeten aty ku janë – kampion evropian të urrejtjes ndaj të gjithëve që janë jashtë vëllazërisë sllavo-ortodokse!
E në ndërkohë, ne le të kthjellemi dhe le ta kuptojmë drejtë kërkesën e BE-së që ne ballkanasit të ndërtojmë shtete të së drejtës, e cila në brendi ka edhe porosinë e pashkruar që gjithmonë ka qenë bosht i drejtësisë së këtij kontinenti: përderisa nuk rritesh e nuk bëhesh luan, përderisa nuk i bashkon forcat brenda vëllazërisë tënde, mos pritë të të respektojnë hienat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat