Axhiev nuk bën dallimin mes funksioneve publike dhe atyre shërbyese

Maqedonia

Axhiev nuk bën dallimin mes funksioneve publike dhe atyre shërbyese

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 20:18

Kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev, kërkonë nga institucionet që të largojnë personat që janë lustruar dhe që kanë rezultuar të jenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja.

Axhiev ka kërkuar edhe largimin e profesorëve, sepse ata janë bartës të funksioneve publike, duke mos bërë dallimin mes bartësve të funksioneve publike dhe funskioneve shërbyese.

“Profesorët, mësuesit, mjekët kryejnë shërbime publike dhe ato nuk mund të largohen nga detyra edhe sikur Komisioni për Lustrim të sjellë vendim se ata kanë qenë bashkëpunëtorë të hauj”, konstatojnë profesorët e universiteteve private.
“Nuk mund që askush ta komentojë një Ligj që nuk e di. është qartë e shkruar se ata nuk kanë funksione publike, si për shembull persona që emëronë Parlamenti, qeveria”, thotë profesoresha Ana pavllovska Daneva.

“Profesorët dhe avokatë nuk janë funskione publike dhe as që kanë autorizime publike. Profesorëve të universiteteve nuk u është dhënë puna nga shteti, por nga universiteti apo shkolla në bazë të Ligjit për autonomi të arsimit. Avokatët janë kategori kushtetuese dhe puna u është dhënë nga organi i pavarur, nga Dhoma e avokatëve dhe jo nga shteti. Nëse lustratorët nuk i dinë ligjet le të pyesin”, thotë profesori i juridikut, Ivan Mitrovski.
Sipas Axhievit edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, duhet t’i largojë akademikët e lustruar, por kryetari, Vllado Kambovski që t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike në këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat