Shkup, 27 aksidente në 48 orë

Maqedonia

Shkup, 27 aksidente në 48 orë

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 10:39

Në dy ditët e fundit janë shënuar gjithsej 27 aksidente në Shkup.

Të mërkurën, më 22 tetor, janë shënuar 16 aksidente, prej të cilëve, 7 me pasojë dëmet materiale dhe 6 me dëme në njerëz. Në këto aksidente dëmtime kanë marrë gjithsej 11 persona.

Të enjten, më 23 tetor, janë shënuar 11 aksidente, prej të cilëve, 4 më pasojë dëmet materiale dhe 6 me dëme në njerëz, ku bilanci i të dëmtuarve është 7 persona.

Policia e kryeqytetit bëri me dije se ka ndëshkuar gjithsej 24 drejtues mjetesh, mes tyre 2 nën ndikimin e alkoolit, 4 për mosrespektim të kufizimit të shpejtësisë, 2 për kalim në të kuqe dhe 16 për drejtimin e mjetit pa patentë shoferi ose me leje të skaduar qarkullimi./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat