Thaçit i është bërë zemra mal kur e ka parë dronin me flamur në Beograd

Maqedonia

Thaçit i është bërë zemra mal kur e ka parë dronin me flamur në Beograd

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 21:36

Kreu i PDSH'së, Menduh Thaçi, thotë se i është bërë zemra mal kur e ka parë dronin në stadiumin e Partizanit në Beograd.
Ai ka thënë edhe se reagimi i futbollistëve shqiptarë, ishte i arsyeshëm.

"Kur e kam parë dronin, më është bërë zemra mal.Ky dron në stadium, nënçmoi Shërbimin Shtetëror të Serbisë, që ata thonë se gjithçka kontrollojnë", ka thënë Menduh Thaçi në emisionin "Opinion".

"Ky dron, apo kjo pamje paraqet barrën e Shqipërisë. Figura dhe portreti i Ismail Qemajlit është në të gjitha institucionet. Reagimi i futbollistëve shqiptarë, ishte i arsyeshëm", ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat