Tërmeti sërish dridhi sot rajonin Ohër-Strugë-Pogradec

Maqedonia

Tërmeti sërish dridhi sot rajonin Ohër-Strugë-Pogradec

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:00

Rajonin e Strugës, Ohrit dhe Pogradecit e ka goditur përsëri një tërmet në ora 12.32 minuta të mesditës, me intensitet në epiqendër prej 3.6 ballë të shkallës së Richterit, ose shkallës së IV të shkallës së Merkalit-shkallës Makrosizmike Europiane të vitit 1998.
Ky tërmet është tërmet i radhës në serinë e tërmeteve që kanë goditur këtë rajon Ohër-Strugë, që ka një aktivitet më të theksuar sizmik, transmeton ina. Edhe ky tërmet rezulton se është nga rajoni i Ohrit.

Edhe Instituti i Opservatorit sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore ne Shkup, e ka përcaktuar lokacionin në rajonin e Ohrit.

Tani për tani, përderisa janë duke u përpunuar të dhënat nga stacionet matëse telemetrike dhe të dhënave nga opservatorët sizmologjik të rajonit, për të bërë edhe izoseistet e shkallës së shtrirjes dhe intensitetit, nuk mund të jepet ndonjë vlerësim konkret, por nuk ka njohuri për dëme materiale pos shqetësimit dhe frikësimit të banorëve të këtij rajoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat