Arrestohen biznesmenë dhe ish-zyrtarë

Maqedonia

Arrestohen biznesmenë dhe ish-zyrtarë

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 12:36

Biznesmenë të njohur dhe ish-zyrtarë të Ministrisë maqedonase të Mbrojtjes përfunduan në pranga mëngjesin e sotëm.

Sipas medieve, personat e ndaluar dyshohen për vepra kriminale dhe keqpërdorim të parave, me një vlerë prej miliona dollarësh.

Veprimtaritë kriminale dyshohet se janë kryer tek shërbimet teknike dhe lidhur me helikopterët ushtarakë.

Lajmi konfirmohet për mediet maqedonase nga burime shtetërore, sipas së cilave pritet që Ministria e Brendshme të japi detaje më të zgjeruara për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat