BDI: Ivanovi jolegjitim, por BDI-ja e respekton kushtetutën

Maqedonia

BDI: Ivanovi jolegjitim, por BDI-ja e respekton kushtetutën

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 21:13

BDI nuk e njeh presidentin, por si pjesë e koalicionit qeveritarë do t'ii respektojë ligjet dhe kushtetutën, ka thënë për REL Rafis Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë nga radhët e BDI-së.

"Sa i përket Këshillit të Sigurisë te presidenti, ne mbetemi në qëndrimin se Ivanovi nuk ka legjitimitetin e shumicës shqiptare. Anëtarët shqiptarë që janë pjesë e Këshillit të sigurisë nuk mund të përfaqësojnë interesat e shqiptarëve. Ndryshe, BDI-ja si pjesë e koalicionit qeveritar, gjithsesi se do të respektojë Ligjet dhe Kushtetutën aktuale”, thotë Aliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat