Shtatë fëmijë nga Maqedonia kanë ikur për në Siri?

Maqedonia

Shtatë fëmijë nga Maqedonia kanë ikur për në Siri?

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 19:18

Të paktën shtatë fëmijë nga Maqedonia kanë ikur në Siri, të cilat janë të moshës 10, 13, dhe 15 vjeçare, sipas pretendimeve të gjyshit të 15 vjeçares nga Shkupi që ka ikur në Siri.
“Me rastin e mbesës time 15-vjeçare e cila iku nga Maqedonia për në Siri më 15 korrik, kam dashur që t’i alarmojë mediat dhe publikun, por policia më këshilloi të jem i qetë, që të mos dëmtojnë hetimin. Unë jam i bindur se vajza do të kthehet” tha gjyshi V.Z. nga Shkupi.
Gjyshi, në një bisedë me BIRN, pretendon se mbesa e tij, i cili jeton në Belgjikë dhe qëndroi tek gjyshërit verës në Shkup, nuk është e vetme që është rekretuar për në Siri, transmeton TetovaSot.
“Të paktën shtatë fëmijë të moshës 10, 13 dhe 15 vjet kanë ikur për në Siri, këtë e kemi zbuluar më vonë, duke kontrolluar të gjitha dëshmitë që erdhi në sajë të policisë evropiane, duke përfshirë edhe pamjet nga kamerat e aeroportit të Shkupit”, tha gjyshi për BIRN, transmeton TetovaSot.
Më tej gjyshi thotë se menjëherë pas ikjes së 15 vjeçares, ishte njoftuar se policia belge për të hetuar shtëpinë e vajzës në Liege, pas së cilës, në fillim të gushtit janë dërguar edhe hetues të policisë belge në Maqedoni.
Dëshmitë e mbledhura nga policia belge në Liege, bashkë me policinë në Francë, ku jeton një shoqe e vajzës së ikur, sipas BIRN, vajza 15-vjeçare nuk është vetme që është rekrutuar për në Siri.
Sipas dëshmive të para nga burime të shërbimeve të sigurisë, pas rekrutimit të vajzës ndoshta qëndron një grup prej tre personave nga Belgjika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat