Ngecja me Kosovën, Shabani do ta gjej “fajtorin”

Maqedonia

Ngecja me Kosovën, Shabani do ta gjej “fajtorin”

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 15:45

Ministri i Pushtetit lokal Lirim Shabani u takua me sekretarin e parë për çështje ekonomike dhe ndërtim të institucioneve të Delegacionit Evropian në Maqedoni, Jaromir Leviçek.

Me të pati një bisedë konstruktive lidhur me bashkëpunimin ndërkufitar të Maqedonisë në suaza të Programit IPA- komponenti i dytë për çka u këmbyen informata të ndërsjella për projektet e deritashme, për thirrjet publike për aplikimsi dhe aktivitetet tjera në ecuri.

“Jam i informuar edhe me vërejtjet nga Delegacioni Evropian që janë adresuar deri në MVL dhe i kam ndërmarr të gjitha masat për mënjanimin e tyre. Fillimisht jam angazhuar për rritjen e kapaciteteve njerëzore në sektorin e EU-së në Ministrinë për Vetëqeverisje lokale dhe se deri tani se sukses u jemi përgjigjur kërkesave të Delegacionit Evropian”, tha Shabani.

“Unë me keqardhje kuptova refuzimin e projekteve për bashkëpunim ndërkufitarë meRepublikën së Kosovës.Nuk dua të gjej fajtorin por kjo më shtynë që të gjithë të angazhohemi maksimalisht që në të ardhshmen suksesi të mos na mungojë.

Kërkoj që në të ardhshmen të paktën një herë në muaj të ketë takime të ndërsjella me qëllim të koordinimit dhe avancimit të aktiviteteve dhe punëve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkufitarë dhe programet IPA-II”, tha ai.

Madje, përfaqësuesi i Delegacionit të EU-së, Leviçek tha se sa i përket refuzimit të projekteve me Kosovën, ai nënvizoi se nuk janë të humbura të gjitha mjetet e parapara financiare dhe se do të ketë rievaluimtë një pjese të tyre duke shtuarse do të ketë mbikëqyrje dhe vëzhgues edhe nga ana e tyre për zbatimin e projekteve në të ardhshmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat