Besimi zotohet në përmbushjen e agjendës evropiane

Maqedonia

Besimi zotohet në përmbushjen e agjendës evropiane

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 00:34

Pas kritikave të Brukselit, zv/kryeministri për Cështje Evropiane Fatmir Besimi shprehet se në krye të agjendës së qeverisë do të jenë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit si dhe pavarësia e gjyqësorit.

“Së pari për qytetarët e vendit është të sigurojmë që kemi gjyqësor i cili është i pavarur, profesional dhe jo selektiv. Të ketë një besueshmëri më të madhe në institucionet e vendit. Një demokraci dhe barazi për të gjithë qytetarët, këtu nënkuptojmë marrëdhëniet si bazë për marrëdhëniet e mira ndëretnike, ashtu edhe pozicioni i BE-së që M.O vazhdon të jetë një dokument esencial në demokracinë e vendit dhe sundimit e ligjit..Maqedonia duhet të sigurojë që marrëdhëniet ndëretnike janë më të avancuara dhe duhet të vazhdojë puna në këtë drejtim, me qëllim që të rritet besueshmëria mes maqedonasve dhe shqiptarëve”, u shpreh Besimi.

Kryeministri Besimi pranoi se me një dosje të tillë Maqedonia vë në pikëpyetje edhe rekomandimin për hapjen e negociatave. Përveç reformave, Brukseli ndjek nga afër edhe zbatimin e dialogut politik si një nga kriteret dhe vlerat bazë të Unionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat